Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, kryekomunari thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi lidhur me rastin e vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy të rinj.

Sipas njoftimit te komunës, tema e kësaj mbledhje është “Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.

Vrasja e Lulzim Fejzullahut ka tronditur publikun e gjerë, ndërsa dy të dyshuar të mitur janë arrestuar.

Mësohet se viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën. Po ashtu mësohet se shkak për konfliktin është bërë radha për t’u qethur në një berberhane.