Vrasja e 14-vjeçarit/ Protestuesit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor, thirrje prindërve: Mos çoni fëmijët në shkollë nëse…

Protesta e dytë e cila u mbajt sot në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, ka përfunduar.

Në mbyllje të protestës, qytetarët u bënë thirrje prindërve që së bashku me fëmijët të bojkotojnë procesin mësimor ditën e mërkurë.

Protestuesit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit për tetë kërkesat e tyre.

Martin Cani u vra më 18 nëntor, në mes të ditës më thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. Ditën e premte, 22 nëntor, u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin.