Qytetarët kanë dalë sërish sot në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet.
Martini u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.
Sot është protesta e katërt që mbahet për vrasjen e Martinit. Prindër dhe qytetarë kërkojnë më shumë siguri në shkolla.
Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ