Pas ngjarjes së rëndë pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë nxënësi 14-vjeçar Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, qytetarët zhvillojnë sot protestën e tretë radhazi.
Protestuesit janë mbledhur në shkollën “Fan Noli”, nga ku po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Qytetarët i bëjnë thirrje kalimtarëve që të bashkohen në protestë. “Bashkohuni! Mos heshtni. Heshtja vret!”, janë këto disa nga thirrjet e protestuesve.
Prindërit kërkojnë që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore. Qytetarët kërkojnë nga qeveria rritjen e buxhetit për arsimin.
Ndër kërkesat e protestuesve është edhe ajo që në çdo shkollë të ketë psikolog. Po ashtu, kërkohet edhe dorëheqja e ministres Manastirliu.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ