Vrasja e 14-vjeçarit, kryeministri Edi Rama: Do diskutojmë mbylljen e “Tik Tok” e “Snapchat”
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të diskutohet mundësia për të mos lejuar fëmijët por edhe të rriturit të përdorin rrjetet sociale Tik Tok dhe Snapchat.
“Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtarve apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tok apo Snap chat. Dilemën do e hedhim për diskutim të gjerë në komunitetin e prindërve. Do të angazhohen të gjitha shkollat. Këto janë të vërteta të thjeshta më të cilat nuk është e vështirë të biem dakord si prindër apo qytetarë dëshmitarë të shoqërisë së kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen filtra mbrojtës, por end epa rezultat. Çdo prind është dëshmitar i faktit se presioni i tërheqjes së fëmijëve nga telefonët bëhet gjithnjë e më i përballueshëm edhe brenda mureve të shtëpisë. Duke ndjekur hap pas hapi se çfarë bëjnë vendet e tjera, për ta ulur këtë presion. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku po tenohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve në moshën 16 vjeç. Deri të Franca, apo Spanja ku fillimisht u vendos që fëmijët deri 14 vjeç të mos hapin llogari online dhe së fundmi ky kufi është rritur në 16 vjeç.” , tha mes të tjerash kryeministri Rama.