“Vrasësit e Liridonës”/ dëshmitë e Naim Murselit| Pjesa e parë
‘VRASËSIT E LIRIDONËS’
‘Më datë 24 janar 2024, Naim Murseli, i dyshuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademi, ka dhënë dëshminë apo versionin e tij mbrojtës, në departamentin e Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Se çfarë ka deklaruar ky i fundit, do t’i zbardhim të gjitha në vazhdim’
‘… Granit Plava nuk kishte para me vete, i dhashë 250 euro. Nuk e dija se me atë armë do të vriste gruan time…’ – ka thene Naim Murseli
Teksa kanë kaluar dy muaj nga vrasja e Liridona Ademit, ende sot, hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje që tronditi mbarë opinionin shqiptar dhe jo vetëm, nuk kanë asnjë dritë jeshile për motivin e vërtetë të krijimit të kësaj alibie të frikshme, që tejkalon të gjitha kufinjtë e njerëzores.
Nga ana tjetër opinion publik vijon të jetë i tronditur. Andaj, e udhës është që disa të vërteta të thuhen. Në dëshminë e zbardhur të bashkëshortit të saj Naim Murseli, njëherësh i arrestuar si organizator i krimit makabër, qasja është shokuese.
Në një analizë të thellë të saj, arrihet të kuptohet kundërshtia e thënieve nga fjalia në fjali. Çka është më e rënda lidhet me faktin se Naim Murseli pohon se ka qenë në dijeni të organizimit të një plani për ekzekutimin e Liridonës, por nuk kishte bërë asgjë për ta parandaluar atë.
‘I thashë Kushtrimit se Liridona po më nxin jetën. Më tha kam unë një mënyrë për të ta hequr këtë barrë. Fillimisht krijuan alibinë e një aksidenti. Por nuk u arrit të realizohej. Sherret e ashpra në çift kishin nisur që në Mars. Madje kisha tentuar të vrisja edhe veten. I kërkoja divorc dhe nuk ma jepte. Kishim ardhur në një pikë që o unë ose ajo do të ishte gjallë.’- ka deshmuar Murseli
Nga fillimi në fund të kësaj dëshmie, mësohet shumëçka, por ajo që mbetet hije dyshimi, është motivi. Çfarë do ta shtynte Naim Murselin të ndërmerrte këtë hap…
Përdorimi i emrit dhe firmës së Liridonës për aktivitete të jashtëligjshme? Mosmarrëveshjet me bashkëshorten që i pretendon edhe në dëshminë e tij? Siguracioni i vdekjes nga shteti suedez? Apo një pistë e re dalë në skenë? Ajo e zbulimit të një tradhëtie?
“Liridona ishte një nënë e përkryer, por me mua sillej shumë keq. Më kërkonte vazhdimisht të dinte ku jam. Më kërkonte fotografi të vendit ku ndodhesha e me kë isha”- Tha Murseli
Dhe pyetja që lind natyrshëm është kjo: Nga i buronte Liridona Ademit kjo xhelozi? Gjithmonë nëse dëshmia e Naim Murselit mund të konsiderohet e mirëqenë…
Nëse shfletojmë dëshmitë, dokumentat, intervistat dhe gjithçka është thënë, një gjë është e sigurtë: Naim Murseli, bashkëpunoi me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokalla për të organizuar eliminimin e nënës së fëmijëve të tij.
Liridona Ademi u vra më 29 nëntor 2023, teksa kthehej nga një darkë. Ajo udhëtonte në automjet së bashku me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët 6 dhe 5 vjeç. Një makinë i preu rrugën dhe një person hapi zjarr duke lënë të vdekur në vend Liridonën. Ndërsa arritën të shpëtojnë në mënyrë asapk të zakontë Murseli së bashku me të dy fëmijët e mitur.
Fillimisht u raportua për një grabitje me pasojë humbjen e një jete. Por vetëm pak ditë më pas, Policia e Kosovës do të dilte me një deklaratë zyrtare duke treguar se ishin arrestuar Granit Plava dhe dy persona të tjerë. Plaava ishte në rolin e qitësit, ndërsa dy të tjerët, bashkëpunëtorë të vrasjes. Pas dëshmisë së Granit Plavës, në pranga u vu edhe Naim Murseli, si organizator i krimit makabër.