Vrasës me pagesë? Pse po kthehen ata në “gjahun” e drejtësisë?

Nëse i rikthehemi historisë dhe shkojmë jo shumë larg, por në shtetin Italian, në kohën e Giovani Falconne dhe Paolo Borselino, mund të themi se ishin të vetmit që arritën të thyenin anëtarë bandash, duke i kthyer në pentito, e duke zbardhur një mori krimesh që ndodhën në shtetin Italia në ato vite. E njëjta metodë u ndoq për vite me radhë edhe nga policia dhe prokuroritë shqiptare.  Ngjarjet më të bujshme, që nga Vermoshi e deri në Konispol, janë zbardhur pikërisht se kanë arritur të thyejnë të arrestuar. Përgjithësisht vrasës me pagesë.

Enkelejd Agai kryeson listën. Ai ishte i vetmi që pranoi të flasë dhe të tregojë të gjithë bëmat e grupit të ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”.

Adriatik Coli dëshmoi në zyrat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. I akuzuar për një mori vrasjesh, ai pranoi të fliste dhe të hidhte dritë mbi bëmat e të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”.

Petrit Lici dëshmoi mbi sagën e krimeve të Aldo Bares alias Alfred Shkurti, për gjithçka kishte bërë në qytetin e Lushjes në vitet famëkeqe të Shqipërisë.

Julian Sinanaj do të ishte i pari vrasës me pagesë që mori përsipër të tregonte para hetuesve porositësit e vrasjeve që kishte kryer.

Ervis Bardhi, anëtar i bandës së Çapjave në Elbasan. U vlerësua si bashkëpunëtor i penduar për të zbardhur të gjitha krimet e kësaj bande.

Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej anëtarë të një grupi që kryenin vrasje me pagesë. U konsideruan si bashkëpunëtorë të drejtësisë me qëllim zbardhjen e një numri vrasjesh.

Artan Tafani personi që grabiti 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në zonën e Unazës së Re në kryeqytet është kthyer në të penduarin e drejtësisë, duke dhënë informacione për rreth 20 ngjarje kriminale, gjashtë prej të cilave për vrasje në disa qytete. Pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnje, ka rrëfyer se dy prej vrasjeve kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.

Amarildo Nikolli, personi që shkoi për të vrarë Inez Hajrulla në Vlorë. Ai pranoi të fliste për porositësit e këtij krimi por edhe për një sagë tjetër krimesh të ndodhura në vend kohëve të fundit.

Nga dëshmitë e të gjithë këtyre personazhe, sot numërohën dhjetëra të arrestuar e dhjetëra të tjerë të vënë nën hetim e nën vëzhgim nga ana e policisë e prokurorisë, madje deri asaj të posaçme.  Por sa kanë mundur këto vrasës me pagesë të depërtojnë deri tek porositësit e këtyre krimeve? A kanë patur ata kontakt të drejtpërdrejtë me porositësit…

Referuar të thënave të tyre, shumë pak kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë. Më së shumti me çfarë kanë dëgjuar nga kontaktet e para që kanë shkuar për të bërë porosi. E megjithatë, ata janë kthyer në një nga pikat më të forta të organeve të drejtësisë për të hedhur dritë mbi gjithçka ndodh në këtë vend. Dhe në fakt, gjëja e parë që kërkohet dhe i mëshohet që pas arrestimit është pikërisht tentative për ta kthyer atë në një bashkëpunëtor.

Edhe një ditë më parë, Xhon Sari u arrestua në Shëngjin, pasi ishte bërë gati për të ekzekutuar një person, që flitet ta ketë ruajtur prej afro një muaji.  Policia, e mirëinformuar se ky person ka një plan, e prangosi atë, me shumë gjasë, për ta kthyer në një bashkëpunëtor të ri, që mund të hedhë dritë mbi ngjarje që kanë ndodhur në aksin Nikël-Lezhë-Shkodër…/REPLIKA

 

 

Check Also

Sondazh i ri: Pse më pak njerëz zgjedhin të kenë fëmijë dhe arsyeja që i pengon

Sipas një sondazhi të ri të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar të enjten, përqindja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *