Vranësira, por pasditja sjell kthjellime, parashikimi i motit për sot

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites.

Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobëta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12m/sek  duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  -1 deri 17°C

në zonat e ulëta -3 deri 21°C

në zonat bregdetare 0 deri 21°C

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *