Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot
Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente në orët e para të mëngjeit me intesitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra.
Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta me karakter local. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intesitet të ulët.
Era do të fryejë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, si dhe valëzimi në dete I ulët I forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: në bregdet: 5/16°C ; në vendet e ulëta: 4/15°C; në vendet malore: -2/8°C.