Vranësira dhe reshje dëbore/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të karakterizohet nga qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore që do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave në territorin Shqiptar. Në 75 % të territorit do të jenë present vranësirat dhe reshjet e dëborës

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke sjellë mot të kthjellët POR shumë të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 8°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.