Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Këtë të mërkurë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër të shoqëruara me shtrëngata. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Lezhë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 10 / 15 °C, në vendet e ulëta 8 / 15 ° dhe në vendet malore 2 / 9 °C.

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.