Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të ndikohet nga masat ajrore të freskëta dhe të lageshta me origjinë veriore duke sjellë vranësira të dendura dhe shira me intënsitet mestar dhe lokalisht intënsivë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që orët e vona të natës; të sjellin dobësim gradual të shirave në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlea minimale në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 65 km/h nga drejtimi Verior; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 5-6 ballë.