Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, sidomos gjatë relieveve malore në veri e lindje të territorit. Reshjet e shiut parashikohen në formë shtrëngatash afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet do të vijojnë në mënyrë lokale me intensitet të ulët (me ndërprerje), dhe kryesisht të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.

Era parashikohet të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të ketë shpejtësi 6-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.