Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot
Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara gjatë pasdites në zonat Qëndrore dhe Lindore.
Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.