Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat mesatare e hera-herës të dendura në dy ekstremet veri e jug, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Vranësirat në zonën veriperëndimore parashikohet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa nga orët e mesditës pritet ndërprerja e tyre graduale.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ