Vranësira dhe reshje shiu. Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të ketë reshje të pakta lokale shiu. Meqenëse ky sistem me vranësira vie nga Afrika Veriore, do të ngre në ajër koncentrime të larta të pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë. Po ashtu, dukshmëria horizontale dhe vertikale do të jetë disi më e kufizuar dhe më e turbullt si pasojë e fenomenit në fjalë.