Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot


Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Reshjet do të jenë më intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore të territorit.

Herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike, kryesisht në brigjet Joniane. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin intensifikim të intensitetit të shirave përgjatë gjithë ultësirës perëndimore ndërsa reshje më të pakta do të kenë zonat malore.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.