Vranësira dhe reshje shiu, dëborë në zonat e thella malore/ Parashikimi i motit
Si pasojë e depërtimit të një mase të ftohtë ajrore nga poli i veriut; territori shqiptar do të dominohet nga vranësira dhe shira si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore. Parashikohet që herë pas here shirat të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Orët e vona të pasdites do të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve por mbetet problematik parametri i erës duke bërë që nëe momene të vecanta të arrijë mbi 75 km/h. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjehsme n ëtë dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e uleta deri në 19°C më e larta në rang vendi.