Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do karakterizohet ditën e sotme nga masa ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin, ku herë pas here do të ketë reshje të pakta shiu.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në bregdet dhe zonat e ulëta, por reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat e thella malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi ballë.