Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit 6 Mars 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi sot do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri në të dendura dhe kthjellime. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në mbrëmje shoqëruar me shkarkesa elektrike më të përqendruara këto në pjesën veriore në orët e mbrëmjes. Gjithashtu parashikohen reshje bore të dobëta në male dhe prani të mjegullës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare  1 – 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8 – 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 5/16 Re diell /shi
Kukës 3/12 Re diell /shi
Lezhë 7/15 Re diell /shi
Dibër 1/11 Re diell /shi
Durrës 6/18 Re diell /shi
Tiranë 7/17 Re diell /shi
Elbasan 3/17 Re diell /shi
Berat 5/17 Re diell /shi
Vlorë 6/16 Re diell /shi
Korcë 0/10 Re diell /shi
Gjirokastër 2/15 Re diell /shi
Sarandë 6/16 Re diell /shi