Vranë kushëririn dhe braktisën anës rrugës, zbulohet identiteti i dy autorëve shqiptar

Zbardhen identitetet e autorëve të vrasjes në Athnë, ku një 28-vjeccar i la i plagosur anës rrugës, për të ndërruar më pas jetë në spital. Autorët e dyshuar janë kushërinjtë e viktimës, Enis Loka 17-vjec, i cili ka marrë përsipër edhe vrasjen ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka sipas dëshmisë së tij e ndihmoi në vrasje.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës (7 tetor), kur efektivët e Policisë Rrugore gjetën të përgjakur në tokë të riun shqiptar. I plagosuri, 28 vjeç, u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos ku ndërroi jetë pak kohë më vonë. Një videon e kamerave të sigurisë është kapur momenti i sherrit të përgjakshëm mes 28-vjeçarit dhe dy vëllezërve 17 dhe 19 vjeç.

SHIKONI VIDEON

Fillimisht policia nisi kërkimet për kapjen e autorëve, por pas rreth dy orësh dy vëllezërit janë dorëzuar në polici, ku njëri prej tyre, 17-vjeçari ka marrë përsipër autorësinë e krimit. Siç pretendojnë dy vëllezërit, 28-vjeçari ka abuzuar, por nuk dihen ende detaje në lidhje me abuzimin.

Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt. Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.
Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.