Vranë dhe groposën babain në Durrës, prokuroria rëndon akuzën për Hygerta Metën
Prokuroria e Durrësit ka ndryshuar akuzen për Hygerta Metën, e cila akuzohet se, bashkë me vëllain e saj të madh, ka vrarë dhe asgjësuar kufomën e babait të saj, Pellumb Meta, ngjarje e ndodhur afro një vit më parë në Shën Vlash të Durrësit.
Në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, organi i akuzës bëri me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitat procedurale të shtetases Hygerta Meta dhe duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta, “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë versionin, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë ka përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen dhe asgjësimin e kufomës.