Vranë dhe fshehën për 19 ditë vogëlushen, dënohen me burg përjetë nëna, vëllai dhe daja e 8-vjeçares
Tre të dyshuarit e vrasjes së 8-vjeçares, Narin Güran, përfshirë nënën e vajzës, u dënuan me burgim të përjetshëm.
Nëna e vajzës, Yüksel Güran, vëllai i saj, Enes Güran dhe daja i saj, Salim Güran, u dënuan për vrasjen me dashje të Narinit, ndërsa Nevzat Bahtiyar u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg për falsifikim provash.
Pavarësisht dënimeve të ashpra, mbrojtësit e të drejtave të njeriut kritikojnë gjykatën se nuk zbuloi rrethanat në të cilat vdiq vajza dhe sesi trupi i saj u fsheh për 19 ditë në një fshat të vogël ku të gjithë njihen.
Trupi i pajetë i Narin Güran, një vajze kurde 8-vjeçare, u gjet 19 ditë më vonë në një çantë në shtratin e një përroi 1.5 km larg fshatit të saj në provincën Diyarbakir.
Narin Güran, 8 vjeçare, u zhduk më 21 gusht pasi la një klasë Kurani në lagjen rurale Tavşantepe të rrethit Bağlar në Diyarbakır (Amed).