Vranë babanë dhe e groposën në kasolle në Durrës, kryhet akt ekspertimi psikiatrik për tre fëmijët

Lidhur me hetimet në ngarkim të Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë babanë e tyre Pëllumb Meta, nga prokuroria e Durrësit bëhet me dije se ata nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të deklaruara kohë më parë. Autorësinë vazhdon ta pranojë motra e tyre Hygerta.

Në bazë ligjit për ngjarjet e rënda, që të tre i janë nënshtruar vizitës psiqike nga komisioni i posaçëm në Tiranë.

Në këtë mënyrë dosja do të plotësohet me të gjithë elementët e saj e më pas do të formulohet akuza përfundimtare nga ana e organit të akuzës.

Në prokurori bëjnë me dije se, sjellja e tyre gjatë kësaj periudhe, kur ata janë në gjendje arresti, vajza në Tiranë e djemtë në Durrës, ka qenë krejtësisht normale.

Më parë ata u dërguan në poligonin e qitjes ku që të tre dëshmuan se dinin të bënin qitje me pistoletë TT. Vajza ju nënshtrua edhe vizitës gjinekologjike ku u vërtetua virgjëria e saj e hodh poshtë dyshimi për ndonjë incest.

Ngjarja e pazakontë në Shën Vlash të Durrësit, kur 3 fëmijët vranë babanë e tyre dhe e groposën në kasollen e shtëpisë ndodhi në muajin shkurt të këtij viti.