Vranë 15-vjeçarin në Gramsh, shtyhet seanca për 4 adoleshentët, tensione në sallë mes familjarëve
- 15 February, 2024
Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshentëve të Gramshit, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.
Seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh. Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.
Raportohet se në sallën e gjyqit sot ka pasur tensione mes familjarëve. Gjendja e rënduar e familjarëve të viktimës 15-vjeçare, i ka irrituar ata për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ