Voton Albin Kurti! Apeli i kryeministrit të Kosovës: Ushtroni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare, duke i bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
Në një deklaratë për mediat pas votimit, Kurti u shpreh: “Dita e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin sovran të Kosovës. Inkurajoj çdo njërin që të votojë. Ushtroni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme.”
Kurti nënvizoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit dhe bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më të lartë në votime.
View this post on Instagram