Votohet projektligji për amnistinë penale, sa vota ishin pro dhe sa kundër

Pas një seance maratonë, në Kuvendin e Shqipërisë u votua në parim amnistia penale. PS dhe Rithemelimi finalizuan dakordësinë e arritur disa ditë më parë, me 116 vota pro dhe një kundër.

Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të madhe sesa në variantin e parë. Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.