Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shprehet se fletët e votimit nga diaspora të ardhura me vonesë nuk do të përfshihen në proces.
Celibashi u shpreh se zarfet e ardhura nga diaspora do të administrohen në ambientet e KQZ nën monitorimin e partive, mediave si dhe kamerave.
Ilirjan Celibashi: Zarfet do të administrohen në KQZ sipas një protokolli të caktuar sigurie, me transaprencë, me mbikqyrje të partive organizatave, medias, kamerave, dhe procesi i numërimit të këtyre fletëve do të fillojë kur fillon procesi i numërimit dhe i vlerësimit këtu në Shqipëri. Nëse vula e parë që merr dërgesa postare në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas të gjitha protokolleve ndërkombëtare mban datën 11 Maj ora 19 e 1 sekond nuk përfshihet në këtë proces. E ka përcaktuar kodi zgjedhor.