Votimi elektronik testohet në Elbasan, rezultati del për 30 minuta

Elbasani është Bashkia e parë e madhe në vend, e cila do të aplikojë votim dhe numërim elektronik të votave në zgjedhjet e 14 Majit.

Votimi elektronik do të aplikohet në 1224 qendrat e votimit të Bashkisë së Elbasanit. Në mënyrë që votuesit e Elbasanit të familjarizoheshin me mënyrën e votimit elektronik, KQZ organizoi testimin e pajisjes elektronike.

Kryetari i KZAZ 49 të Elbasanit, ka thënë se personat që e kanë testuar nuk kanë hasur asnjë lloj problematike. Po sipas tij, kjo procedurë është më e thjeshtë edhe se votimi tradicional me fletë votimi/Dosja