Votimi elektronik për 14 majin/ Celibashi teston 3 bashki: Garantohet 100% fshehtësia e votës
Votimi elektronik në Elbasan, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit është testuar sot nga kreu i KQZ-së Celibashi.
Ai deklaroi se votuesve ju G përmes pajisjes elektronike.
Celibashi edhe njëherë konfirmoi se në Elbasan, Kamzë dhe Vorë votimi do të bëhet përmes pajisjes elektronike.
“Nëse ka një gjë që ky sistem e ndalon është votimi familjar. Kemi sjell në Elbasan në 3 pika, në Vorë 1 dhe në Kamëz 2. Ftoj partitë politike që të nxisin votuesit për të ardhur dhe testuar këto pajisje. Do të shikojmë si do të rezultojnë në këto bashki, do të jetë me sukses ky projekt. 100 % sigurohet fshehtësia e votës, nuk ka asnjë lloj mjeti për të identifikuar vullnetin e votuesit në këto zgjedhje.”-tha Celibashi.