Votimi elektronik në 3 bashki/ Probleme me internetin në Elbasan, Kamza e Vora proces të rregullt
Në zgjedhjet lokale në tre bashki të vendit do të votohet elektronikisht. Bëhet fjalë për Elbasanin, Kamzën dhe Vorën ku janë shpërndarë pajisjet elektronike të votimit ndryshe nga bashkitë e tjera ku votohet me fletë votimi.
Votimi elektronik do të bëjë të mundur edhe sigurimin e rezultatit menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke bërë që rreth 30 minuta më pas të mësohen kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë të zgjedhur.
Për herë të parë ky lloj votimi elektronik u testua në zgjedhjet parlamenptare të 25 prillit të vitit 2021 në shkollën ‘Jakov Xoxa’ në Fier dhe njësinë nr.10 në Tiranë.
Ndërkohë me të nisur procesi i votimit, pajisjet elektronike kanë shfaqur probleme me internetin, në disa zona të thella të qytetit të Elbasanit. Në kamëz dhe Vorë procesi vijon normalisht.