Votimi elektronik/ Celibashi flet për sigurinë dhe fshehtësinë e votës: Nuk mund të ndërhyhet në pajisje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar sërish sot në lidhje me votimin elektronik në zgjedhjet e 14 majit.

Votimi elektroniik do të aplikohet në 3 bashki, Elbasan, Vorë dhe Kamëz.

Celibashi rikonfirmoi se ky votim është i sigurtë dhe garanton fshehtësinë e votës. Në lidhje me disa ankesa të bërë nga qytetarë të Elbasanit, në lidhje me presionet që i bëhen për identifikimin e votës, Celibashi theksoi se vota e secilit është 100 % e sigurtë.

Kemi pasur jo në mënyrë zyrtare, por kemi pasur disa shqetësime të tilla të përcjella në KQZ në lidhje me shqetësimin për votën. Jam këtu për t’ju garantuar, se është e sigurtë 100%, që nuk mund të ndërhyhet në pajisjen e votimit elektronik. Nuk mund të identifikohet vota.

Ne synojmë që brenda 30 minutave, te kemi shpalljen e rezultateve paraprake për 3 bashki. Ky është një projekt pilot nga ana e jonë, por nga ajo që vlerësojmë të gjithë procedurat përfundojnë për 30 minuta.

Në disa zona dalja e rezultateve mund të vonohet pak, sepse në lidhje të internetit” tha Celibashi.