Vazhdon procesi i votimit në Kosovë. Sipas KQZ pjesëmarrja deri në orën 15:00 në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishte 28.32 për qind.
Pjesëmarrje kjo e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Në vitin 2021 pjesëmarrja deri në orën 15: 00 32.32 për qind.
Sakaq KQZ-ja siguroi se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, pa ndonjë problem që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e tij.
Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.
Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.
104.924 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, ndërkohë që 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës.
Votuesit mund të votojnë, ndryshe nga herët e kaluara, deri në 10 kandidatë të të njëjtit subjekt politik.
Procesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.