Votimet/ Himara me pjesëmarrje të ulët

Nuk kanë munguar problematikat ditën e sotme sa i takon procesit zgjedhor ku në disa qendra ka pasur edhe përplasje dhe incidente të ndryshme. Pavarsisht kësaj ecuria sa i takon pjesëmarrjes së qytetarëve ka vijuar të jetë e konsiderueshme në shumicën e qendrave, por ajo që vihet re është pjesëmarrja e ulët në bashkinë Himarë ku deri në mesditë pjesëmarrja ka qënë  17%, nuk dihet nëse ka ndonjë arsye frike apo është si pasojë e largimit të banorëve, pasi emigrimi ka boshatisur Himarën në prag të sezonit të verës.