Votat preferenciale në Durrës/ Ja emrat e deputetëve të PS dhe PD në Kuvend
Sa i përket votave preferenciale në qarkun e Durrësit janë numëruar 427 nga 493 kuti votimi. Nga të cilat rezulton se PS-ja do të fusë tre deputetë nga lista e hapur dhe demokratët vetëm një.Sipas të dhënave zyrtare deputeti Arkend Balla rezulton deputeti më i votuar i listës së hapur teksa ka marrë deri tani 15751 vota. Gjithashtu fitues janë edhe Ani Dyrmishi me Etleva Budini e cila përfiton nga kuotat gjinore, ndërkohë që deri tani jashtë është deputeti Alban Xhelili.
Sa i përket listës së hapur të Partisë Demokratike, deri tani më i votuari është ish prokurori i përjashtuar nga Vettingu, Arjan Ndoja i cili ka marrë 7325 vota, ndërsa në vend të dytë, por që mbetet jashtë Kuvendit, renditet Aulon Kalaja me 6744 vota.
Lista e PS
Klodiana Spahiu (listë e mbyllur)
Milva Ekonomi (listë e mbyllur)
Loer Kume (listë e mbyllur)
Skënder Pashaj (listë e mbyllur)
Aurora Mara (listë e mbyllur)
1 Arkend Balla 15751
2 Ani Dyrmishi 10112
3 Etleva Budini 3184
Lista e PD
Oerd Bylykbashi (listë e mbyllur)
Artan Luku (listë e mbyllur)
Manjola Luku (listë e mbyllur)
Gent Strazimiri (listë e mbyllur)
Igli Cara (listë e mbyllur)
1 Arian Ndoja 7325