Vota preferenciale në Tiranë, garë mes 5 zonjave të PS-së për dy mandate (EMRAT)

Në Tiranë po zhvillohet një garë e fortë mes kandidateve femra të Partisë Socialiste për dy mandatet e mbetura në listën e hapur të kryeqytetit. PS ka siguruar 19 mandate në Tiranë, nga të cilat 12 janë në listën e mbyllur dhe 7 në listën e hapur, ku të paktën dy mandate duhet të jenë për gra, sipas kuotave gjinore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Pas numërimit të 913 nga 1282 kutitë e votimit, Anila Denaj kryeson me 4860 vota, duke u pozicionuar si më e favorizuara për një nga këto dy mandate. Pas saj vjen Olta Xhaçka me 4291 vota, vetëm 29 vota më shumë se Blerina Gjylameti, e cila po ashtu po synon të sigurojë një nga këto mandate.

Ndërkohë, në garë janë edhe Kejsi Elezi, e cila ka marrë një numër të konsiderueshëm votash në Kavajë, dhe Etilda Gjonaj, megjithëse më pak të favorizuara në renditjen aktuale. Gara për dy mandatet mbetet ende e hapur, me diferenca të vogla votash mes kandidateve.