Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare, i shoqëruar nga familja e tij.
Pas votimit, Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime, duke theksuar rëndësinë e çdo vote.
“I bëj thirrje qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara dhe suksese së bashku,” u shpreh Haradinaj.
Ai tregoi se ky moment ishte i veçantë për të, pasi dy nga fëmijët e tij votuan për herë të parë në këto zgjedhje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ