“Vota është njësoj, qoftë nga burgu, qoftë jashtë” – Mesazhi i Ervin Salianjit: Qytetarët të dalin masivisht në votime!
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji votoi sot në ambientet e burgut të Fierit. Pasi votoi Salianji foli për gazetarët.
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës, që sipas tij është e njëjtë, pavarësisht se vjen nga brenda burgut apo nga jashtë. Salianji u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht për opozitën, duke mbështetur Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj si më profesionalët.
“Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD janë më profesionalë”, u shpreh Salianji gjatë fjalës së tij.
Ervin Salianji: Vota nga kudo është njësoj, qoftë nga burgu qoftë nga jashtë. Privimi që më është bërë në mënyrë të padrejtë për të më shmangur dhe për të më hequr nga beteja elektorale të jep ndjesinë të një lloj lidhje me zinxhir për të penguar në aktivitetin politike. Momenti i sotëm moment i veçantë qoftë edhe nga burgu. Rastisi i që unë të jem votuesi i parë, siç edhe duket besoj se do ketë votë masive për nr 1 dhe për PD. Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD janë me diferencë më profesionistë.
View this post on Instagram