Vota e Greqisë ende të panumëruara, KQZ vendos sot në 15:00
Një tjetër mbledhje është zvilluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku u diskutua mbi votat e Greqisë, të cilat kanë mbetur pa numëruar për shkak të kontestimeve të PD. Çështja mbërriti sërish në KQZ pas kërkesës së PS që të vijohet me numërimin e votave të Greqisë, që para kryekomisionerit Celibashi u prezantua edhe njëherë nga përfaqësuesja Elena Xhixha.
Ndërsa Partia Demokratike pretendon se votat nga Greqia janë manipuluar dhe përfaqësuesi i tyre, Marash Logu në mbledhjen e KQZ thekson se kërkojnë për votat e ardhura nga shteti helen të kryhen verifikimet pas pretendimeve të tyre se zarfet janë plotësuar nga patronazhsitë të PS. Logu tha se kërkojnë që çdo zarf nga Greqia, nëse vërtetohet që nuk janë marrë nga zgjedhësit të mos i nënshtrohen procesit të numërimit.
“PD-ASHM nisur nga problemet e shumta që janë raportuar nga Greqia, që kishin të bënin me faktin nëse zgjedhësit e kanë marre e personalisht zarfin. Apo nga peron at të tjerë, ka kërkuar që në këto fazë të veçohen zarfet e ardhura nga Greqia, të kryhet verifikimi përmes dokumenteve dhe shpjegimeve të DHL nëse zgjedhësit e kanë marrë ata zarfin, apo dikush tjetër me ermin e tyre, pas këtij verifikimi ato zarfe që do rezultojnë të rregullta, që janë marrë dhe dërguar personalisht nga zgjedhësit, ti nënshtroheshin numërimit. S’mund të lejojmë një cenim kaq të rëndë të procesi zgjedhor që për shtetit shqiptar të mos e shprehin lirisht dhe personalisht vullnetin e tyre por të jetë dikush tjetër që ta bëjë në vendin e tyre. Ato zarfe për të cilat do kemi provën që janë shprehje e vullnetit të lirë të zgjedhësit shqiptar në Greqi, patjetër që do ti nënshtrohen numërimit. S’ka qenë qëndrimi PD që zarfet e Greqisë të mos i nënshtrohen numërimit. Nëse duam të verifikohet informacioni dhe dokumentacioni. KQZ i është drejtuar me kërkesë DHL dhe pas këtij verifikimi le të shohim sa prej këtyre 53 mijë zarfeve reflektojnë vullnetin e shqiptarëve në Greqi dhe sa reflektojnë vullnetin e patronazhistëve të PS. Në këtë fazë ne themi të vijojë veçimi, të mblidhet informacioni, analiza apo kontrolli dhe më pas të shohim se çfarë do të dalë nga zarfet me materiale zgjedhore që kanë ardhur nga Greqia”, tha Logu.