Vora është një tjetër bashki në të cilën do të aplikohet për herë të parë votimi elektronik. Edhe pse në orët e para të mëngjesit ka pasur disa probleme, si me pajisjen ashtu edhe me energjinë elektrike, tashmë procesi vijon normalisht.
Nga ana tjetër ka një numër të shtuar të qytetarëve që janë afruar në QV për të shprehur vullnetin e tyre me votë.
Në vorë kryetari actual Blerim Shera, është në garë me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Indrit Hoxha.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ