Nuk është hera e parë që përgjatë procesit zgjedhor në vendin tonë të shfaqen probleme me pajisjet e identifikimit elektronik. E pritshme të ndodhte edhe këtë radhë, duke shkaktuar kështu vonesa dhe pritje në radhë të qytetarëve që zgjedhin orët e para të mëngjesit për tju drejtuar qendrave të votimit.
Probleme janë shfaqur në Kavajë, Shkodër, Vlorë, Durrës Kukës e Fier.
Në 80 qendra votimi në Shkodër ende nuk ka nisur procesi. Gjithashtu në 30 QV të Fierit.
Sipas informacioneve votimi vijon normalisht në Sarandë, Delvinë e Konispol.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ