Von der Leyen mesazh urimi për Ramën:Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit Evropian
- 14 May, 2025
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ishte e radhës që dërgoi mesazh urimi në adresë të Edi Ramës.
“Urime për fitoren tuaj elektorale, @ediramaal! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit Evropian. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për reformat që do të sjellin Shqipërinë më afër BE-së. Shqipëria i takon Bashkimit Evropian!” – shkruhej në mesazhin e urimit.
Von der Leyen do të jetë nesër në Tiranë për të qënë pjesë në Samitin Europian që do mbahet në vendin tonë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ