“Volodymir, a mund ta godasësh Moskën?” – Trump inkurajon sulmet ndaj Rusisë, zbulohet biseda me Zelenskyn

Një bisedë e zhvilluar më 4 korrik mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me qëndrimin e Trump ndaj luftës në Ukrainë.

Sipas Financial Times, Trump e pyeti drejtpërdrejt Zelenskyn nëse Ukraina mund të godiste Moskën dhe Shën Petersburgun, nëse SHBA do të siguronte armë me rreze të gjatë veprimi.

“Volodymir, a mund ta godasësh Moskën? A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?”, mësohet të ketë thënë Trump, duke sinjalizuar mbështetjen e tij për thellimin e sulmeve ukrainase në territorin rus.

Zelensky u përgjigj: “Absolutisht. Mundemi nëse na jepni armët.”

Biseda ndodhi vetëm një ditë pasi Trump pati një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin, të cilën ai vetë e përshkroi si “të keqe”.

Në vijim, Trump ka njoftuar mbështetje për furnizimin e Ukrainës me armë të reja dhe ka paralajmëruar sanksione ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë eksporte nga Rusia, në rast se Moska nuk pranon të negociojë për një marrëveshje paqeje.