Vokshi në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë: Të zbardhen dy koncesione korruptive, kemi bërë kërkesë

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi thotë se kanë përgatitur kallëzim penal për deputetët që sipas saj kanë penguar punën e komisionit.

Teksa kërkoi që mbledhja e sotme këtij komisioni të mos vazhdojë, Vokshi u shpreh se kanë kërkuar nga Sekretariati i Etikës që të përjashtojë deputetët që ajo i quajti dhunues.

“Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët  dhunues verbale, Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe”, tha Vokshi.

Albana Vokshi: I kemi dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të fillojë procedurat parlamentare për zëvendësimin e zv.kryetarit dhe sekretarit të komisionit që kanë shkelur rregulloren dhe ligjin për komisionet hetimore. Të paralajmëroi 6 deputetët e tjerë për shkeljet që janë bërë në këtë komision. Të urdhërojë lejimin e anëtarëve të opozitës në Komisionin Hetimor. Komisionet hetimore funksionojnë me ligje të veçanta. 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent. Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët  dhunues verbale, Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe, të nisë masave disiplinor për sekretarin e përgjithshëm dhe gjitha administratës që ka penguar komisionin. Kemi bërë kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetëve dhunues për këta deputetë, kemi përgatitur edhe kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin parlamentar.