Vokshi: Ligji për Urdhrin e Mjekut ka ardhur në Kuvend pa konsultim
Demokratja Albana Vokshi ka kërkuar nga mazhoranca sqarime se pse Ligji për Urdhrin e Mjekut ka shkuar në Kuvend, sipas saj pa konsultim.
Albana Vokshi: Ju kërkojmë ta tërhiqni këtë akt normativ. Ndiqni procedurat e konsultimit siç duhet, përfshini palët e interesuara dhe më tej le ta sjellim në komision, në shërbim të jetës së qytetarëve.
Elisa Spiropali: Është vendosur në kalendar sipas afateve, për të mos shkelur afatin 48 ditor.
Vokshi shtoi gjithashtu se ishte e nevojshme që për këtë projektligj të bëheshin diskutime reale sepse janë ligje, të cilat prekin punën e mjekëve të cilat edhe kështu siç janë ju duhet që të përballojnë një ngarkesë të madhe psikologjike por edhe fizike duke pasur mangësi të theksuara në barna në kura dhe në mosfunksionimin e aparaturave.