Vodhi dyqanin e celularëve në Myslym Shyri, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim (EMRI)

Afrim Dulaj është shpallur në kërkim për vjedhjen e dyqanit të celularëve ‘3V Fejzo’ në Myslym Shyri  pak ditë më parë.

‘Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, pas një pune intensive hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, vjedhja e ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”.

Shpallet në kërkim një 43-vjeçar, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.