Vodhi bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, në 2 banesa, arrestohet ‘skifteri’ në Kuçovë

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kuçovës, pasi akuzohet për vjedhjen e dy banesave. Në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, u bë identifikimi, dhe arrestimi i të riut Ersid Kosova.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia zbardh 2 vjedhje të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Finalizohet operacioni policor i koduar “The end”, ndërsa në pranga ra Ersid Kosova. Vodhi bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, në 2 banesa, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Kuçovë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, bënë të mundur zbardhjen e 2 vjedhjeve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit, në Kuçovë.

Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. K., 36 vjeç, banues në Kuçovë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë orëve të para të datës 02.03.2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. Z. dhe në banesën e shtetasit Ç. K., bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

 

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre dy rasteve, si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *