Vodhën rreth 21 mln lekë nëpërmjet pagave të publikuara, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 4 zyrtarët e UKT-së
Akuza e Kryeqyteti ka përfunduar hetimet dhe nisur në Gjykatë e Tiranës kërkesën për gjykimit në ngarkim të 4 zyrtarëve të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë të akuzuar për vjedhjen e 21.6 mln lekëve përmes rrogave të dublikuara.
Te pandehur janë marrë Erblin Lushaj inxhinier dhe Sigi Zhuleku dhe dy faturistët Rudina Lalaj e Azem Xhaferri.
Ata u kallëzuan nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim.Skema u sinjalizua nga një bankë e nivelit të dytë që vuri ne dijeni UKT-në për dublikim të emrave të punonjësve të kësaj shoqërie në procedurën e kalimit të pagave nga llogaria e UKT-së drejt bankës. Prokuroria thotë se përfituesit ishin shtetasit Sigi Zheleku e Rudina Lalaj.Lëvizjet janë evidentuar kryesisht në periudhën Janar-Korrik 2023, ku nga auditimi I kryer rezulton se listë pagesat zyrtare së bashku me urdhër transfertat, në dukje kanë të njëjtën vlerë totale por që në të vërtetë nuk korrespondon me vlerën në urdhrin e transfertës.
Diferenca për këtë periudhë vjen si rezultat i dublikimit më shumë se dy herë i punonjësve Sigi Zhuleku e Rudina Lalaj.
Fenomeni është dyshuar se është I shtrirë nga muaj Prill 2018 deri në Korrik 2023 dhe dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, ku përfitues janë Sigi Zheleku, Rudina Lalaj, Azem Xhaferri dhe Erblin Lushaj.
Sipas Prokurorisë Sigi Zheleku ka përfituar në mënyrë të paligjshme, përtej vlerës së listëpagesës mbi të ardhurat nga punësimi, diferencën prej 13, 983, 504 lekë nga Prilli i 2018 në Korrik 2023.. Shtetasja Rudina Lalaj për periudhën Prill 2018-Korrik 2023 ka përfituar 5, 627, 504 lekë.
Erblin Lushaj për periudhën Prill 2018-Shtator 2021, ka përfituar, 1, 616, 416 lekë. Ndërsa Azem Xhaferi për periudhën Prill 2021-Korrik 2022 452,446 lekë.