Janë identifikuar tre shtetas të dyshuar për vjedhje me thyerje dhe tentativë grabitje në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin, si rezultat i të cilit u zbardhën tre raste të vjedhjes dhe u identifikuan autorët, shtetasit B. N., 38 vjeç, R. F. dhe E. L.
Shtetasi B. N. u arrestua, ndërsa dy të tjerët, të shpallur në kërkim, akuzohen për vjedhjen e pajisjeve dhe veglave të punës nga një biznes dhe një kantier ndërtimi. Po ashtu, ata tentuan të kryenin një grabitje në një banesë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Policia vazhdon hetimet për kapjen e dy të tjerëve dhe zbardhjen e mundshme të rasteve të tjera vjedhjeje që mund të kenë kryer. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.