Vodhën 7 mln euro me mashtrim në Call Center, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025, ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa.

Shtetasit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa janë subjekte të hetimit pasuror, me akuzat për kryerjen e veprave penale:

“Mashtrim kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 70/2017, janë kryer hetime në kuadër të hetimit pasuror dhe, si rezultat, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror nr. 13/2023, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Vlera e pasurive të sekuestruara, për të cilat kërkohet konfiskimi, është rreth 1,937,145 euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

  • Apartament i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m², me adresë në Yzberisht, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmit.
  • Vilë banimi trekatëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m² dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + verandë prej 342 m², me adresë në Selitë, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmit.
  • Njësi, me sipërfaqe 167 m², me adresë: Rruga e Kavajës, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmit.
  • Garazh, me sipërfaqe totale 19 m², me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmit dhe L. Lekës.
  • Apartament, i llojit 3+1, me sipërfaqe 146.12 m², me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmit dhe L. Lekës.
  • Apartament, me sipërfaqe 66.96 m², me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmit dhe L. Lekës.
  • Apartament, me sipërfaqe totale 96 m², me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmit.
  • Garazh, me sipërfaqe totale 16 m², me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmit.
  • Truall me sipërfaqe 2,750 m², nga e cila 750 m² ndërtesë, me adresë në Mazrek, Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmit.
  • Apartament, me sipërfaqe 57 m², me vendndodhje në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmit dhe L. Lekës.
  • Apartament, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m², në pronësi të L. Lekës, me adresë në rrugën “Dafinave”, Ish-Fusha e Aviacionit, Tiranë.
  • Dy garazhe me sipërfaqe totale 40 m², në pronësi të L. Lekës, me adresë në rrugën “Dafinave”, Ish-Fusha e Aviacionit, Tiranë.
  • Pemëtore 100 m², në pronësi të Erjon Ylli Kasmit, në Borsh, Sarandë.
  • Pemëtore 1000 m² (tre prona të veçanta), në pronësi të Erjon Kasmit, në Borsh, Sarandë.
  • Subjekti tregtar “Wood Land” sh.p.k., në pronësi të Erjon Ylli Kasmit, me qendër në Kashar, Mazrek, Tiranë.
  • Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m², në pronësi të Xhulian Etem Xhafës, me adresë në Kryemëdhenj, Kavajë.
  • Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafës dhe S. Tilës, me sipërfaqe 16.30 m², me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
  • Apartament, me sipërfaqe 79.42 m², në pronësi të Xhulian Xhafës (NID: J20623112M) dhe S. Mustafa Tilës, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
  • Apartament, me sipërfaqe totale 93.8 m², në emër të Xhulian Xhafës dhe S. Tilës, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën:

  • 588,225 euro
  • 19,789,854 lekë

Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është:

  • 1,108,920 euro
  • 13,300,000 lekë

Për shtetasin Xhulian Xhafa, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është:

  • 240,000 euro